Banorja nga “Astiri”: Si më dhunuan policët. Djalin ma kanë lënë pa ushqim në burg
Linda Protoduari, banore e zonës së Unazës së Re e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se është dhunuar barbarisht nga policia.
Protoduari: Djali im vetëm se ka folur në mikrofon dhe nuk ka bërë asgjë më tepër. Unë e kam ngritur zërin dhe kam bërë debate me kryeministrin e Shqipërisë dhe isha e bindur se djali im do të dënohej. Kryeministri i vendit i ka të blera me prokurori, me gjykatë, etj. Trupi im është “pleh”. Më kanë hipur policët mbi të.
Linda Protoduari, djali i të cilët ndodhet i arrestuar për shkak të protestës së Parlamentit të banorëve të Unazës së Re, tha se djalin e saj e kanë lënë pa ushqim.
Protoduari: Kam një javë në shtëpinë time nuk hahet as bukë, asgjë. Nuk vajta dot sot për ta takuar. Im-shoq vajti. Nuk i jepnin as ushqime, as rroba, asgjë. Djali nuk ka bërë asnjë gjë më tepër vetëm se ka folur në mikrofon.
Ajo u shpreh se do ta mbrojë me gjak banesën e saj, mund i 30 vjetëve.
Protoduari: Ndihem kaq e thyer sa nuk ia ke idenë. Kur ma kanë arrestuar çunin isha pa ndjenja në spitalin ushtarak. Kur ka ardhur kryeministri në spitalin ushtarak ka ndenjur tek këmbët e krevatit tim. I thotë kunata ime është mirë që qytetarja e këtij vendi të bëhet kështu? Ai thotë me arrogancë se nuk kam ardhur për këtë. Unë nuk isha kriminele. Shtëpinë time do ta mbroj me gjakun tim sepse kam derdhur mundin dhe djersën e 30 viteve në shtëpi. I bëj thirrje publikisht prokurorisë që të mos bëhet palë me kryeministrin. Kemi 25 ditë në protestë dhe nuk kemi pasur asnjë aksident.
KOHA JONË SONDAZH

