Barbari dhe luftë mes tifozëve rus dhe anglezë në Marsejë

Pas përleshjeve në rrugët e Marsejës, tifozët rusë dhe ata anglezë janë përleshur edhe në shkallët e stadiumit “Vélodrome”, ku u zhvillua ndeshja e djeshme mes Anglisë dhe Rusisë.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kanë qenë tifozët rusë ata që kanë sulmuar anglezët, pasi Rusia barazoi 1-1.

Tifozët rusë kanë kaluar në pjesën e stadiumit ku qendronin tifozët anglezë duke shtyrë gra dhe fëmijë, shkruan “ The Sun”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë “Daily Mail” e ka konsideruar këtë përleshje si “fillimin” e një Lufte të Tretë Botërore mes Anglisë dhe Rusisë, provokacionet mes të cilave kanë kohë që vijojnë edhe në hapsirën ajrore dhe detare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?