Bardh Spahia: Ja pra që është gënjyer për kapacitetet e kryerjes së tamponeve!

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia deklaron se  promovimi me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT-së, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet qeveritare për përballimin e pandemisë së koronavirusit në vend.

“Promovimi sot me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet për përballimin e COVID-19. Kur gjitha vendet u investuan për të rritur numrin e testimeve, e kuptuar kështu nivelin e përhapjes së virusit korona në mbarë vendin, autoritetet në Shqipëri bënin pak teste e jepnin tamponë me racion nëpër rrethe, teksa thonin se nuk kishin problem numrin e tamponëve. Fakt është se rritja e numrit të infektuarve, nuk u shoqërua aspak me rritje të numrit të testeve, pavarësisht kërkesave që nuk vinin vetëm nga opozita!!! Vënia në funksion e laboratorit të dytë publik është një gjest i vonuar, për shkak të papërgjegjshmërisë a paaftësisë, këtë le ta ndajnë vetë “ekspertët“ së pari, që vec ulën kokën e zbatuan urdhërat politikë! Laboratori i QSUT aty ka qenë gjithnjë funksional. Thjesht i nevojiteshin kitet e duhura për Covid e për këtë rilindjes iu deshën gati 5 muaj kohë!!!!

Sa më shumë testime e gjurmime, protokolli bazë i ndjekur nga cdo vend, si celësi i suksesit për përballimin e Covid-19, do të duhej të ishte kuptuar tashmë edhe në Shqipëri, mbi 4 muaj nga shpallja zyrtare e rastit të parë të infektuar në vend! Pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor të cdo niveli, mbeten po aq jetike, pasi u japin atyre sigurinë e nevojshme për të kryer si duhet e pa frikë detyrën e tyre të vështirë! Zonja ministre, personeli shëndetësor duhet të jetë prioritet absolut në këtë fazë delikate të goditjes së virusit!”, tha ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?