Bardhi akuza ndaj Ramës: Mijëra studentë më pak në auditore, të rinjtë përballen me papunësinë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për nisjen e vitit të ri akademik, duke e lidhur rënien e numrit të studentëve me shpopullimin dhe situatën ekonomike e sociale në vend. Në një reagim të tij, Bardhi thotë se këtë vit në auditorë janë ulur disa mijëra studentë më pak krahasuar me një vit më parë.

“Shpopullimi dhe keqqeverisja” janë, sipas tij, ndër arsyet që po ndikojnë në largimin e të rinjve dhe në tkurrjen e numrit të studentëve në universitete. Bardhi ndalet edhe te punësimi i të rinjve me arsim të lartë. Ai pretendon se më shumë se gjysma e të rinjve nën 30 vjeç, që kanë përfunduar studimet universitare, janë të papunë.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, këto shifra tregojnë vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë pas përfundimit të universitetit, ndërsa një pjesë e tyre zgjedhin të largohen nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sot në auditorë ulen disa mijëra studentë më pak se një vit më parë, për shkak të shpopullimit dhe keqqverisjes. Më shumë se gjysma e të rinjve me diplomë universitare, nën moshën 30 vjeç, janë të papunë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?