Bardhi: BE ka rezerva për Portin e Durrësit. Projekti është miratuar pa garë, çështja në Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon qeverinë ”Rama 3”, sa i përket marrëveshjes për Portin e Durrësit. I ftuar në ”Top Story”, ai tha se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij kjo është një marrëveshje në dëm të shtetit shqiptar.
”Ajo që del nga kontrata e dërgua me urgjencë në Kuvend nga qeveria, del se qeveria do të vendosë në interes të privatit 818 mijë metra katrorë që ai të investojë. U tha se prona do të mbetej shtetërore, por ishte një mashtrim që u tha në Komisionin e Ligjeve. Ky është problemi më i vogël, problemi kryesor është mungesa e garës. Nuk kemi kundërshtuar investimin, kemi kundërshtuar se projekti është miratuar pa garë, ne i ofrojmë rreth 615 milion euro kompanisë dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro. Si mund të shesësh një apartament dhe ata që nuk janë juristë e kuptojnë që është një tallje e madhe.
Edhe një qyrtetar që nuk ka mbaruar juridikun e di se kur blen një apartamet ke dhe truallin. Në total shtetit shqiptar vendos në dispozicion 615 milion euro. Ka pasur shqetësim në raport-progresin nga Komisioni Europian. Është antikushtetuese dhe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Porti do të transferohet në Porto Romano, do i vihet në dispozicion kompanisë privarte e cila do të paguajë 2 përqind.
Vetë kompania është vetë në dijeni se kjo që ka ardhur në Kuvend është një çështje që dëmton interesin e qytetarëve shqiptarë. Sot në Shqipëri janë 34 incvestitorëe strategjik që kanë nisur punimet. Sipas ligjit ekzistues për Investimet Strategjikë është Këshilli i Ministrave që bën miratimin përfundimtar”.
KOHA JONË SONDAZH

