Bardhi-Berishës: Kërkon që të marrësh peng PD dhe po baltos me shpifje këdo

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mesa duket ndjek çdo dalje televizive të Sali Berishës, pasi gjithmonë ka një reagim. Përmes një postimi në Twitter, Bardhi i është përgjigjur Berishës, i cili ndodhet në Berat ku ka takuar demokratët.

Sipas Bardhit, Berisha kërkon që të marrësh peng PD dhe se po baltos me shpifje këdo.

”Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”.

SHKARKO APP