”Bardhi do protagonizëm”, Zekthi: Kërkon një rol brenda grupit të Berishës, por ai që vendos është…
Politologu, Fitim Zekthi flet për situatën brenda Partisë Demokratike dhe më konkretisht për Sali Berishën dhe kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhin. Sipas Zekthit, Bardhi kërkon një rol brenda grupit të Berishës. Ai e quajti Bardhin si politikan që nuk ka ide dhe për të fituar vëmendje duhet të bërtasë për të fituar zë.
”Është pak e vështirë që të flas për çështjet e PD-së pasi s’kam dashur të futem në këto sherre. Bardhi e kupton që ka nevojë protagonizëm dhe e di shumë mirë që duhet të luajë rolin e presonit radikal, që bërtet për të fituar zë.
Politikanët kur janë në krizë s’kanë ide, bëjnë gjeste. Bardhi e di që brenda grupit të Berishës s’ka vlerë se dhënia e një mundësie për të prodhuar një narrativë të madhe. Mirëpo është tretur vetë brenda këtij grupi. Bardhi bëri gabim më të rëndë, bëri spërdredhje dhe tani ka mbetur pa asgjë.
Duhet të bërtasë. Bardhi në 2 vite çfarë nuk ka thënë për Berishën, e ka quajtur dhe vrasës. Ka shumë politikanë që e bëjnë këtë, por është e papranueshme. Bardhi kërkon një rol brenda grupit të Berishës. Ai që vendos është Berisha. Bardhi do shumë pak peshë dhe do marrë pak”,-tha në ”News 24”.