Bardhi flet pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: PS u kthye në mburojë për Ballukun
Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut. Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se kishte urdhëruar 5 anëtarët socialistë që të ktheheshin mburojë për Ballukun.
“Asnjë surprizë, Rama kishte urdhëruar 5 anëtarët e tij që të bëheshin mburojë politike për të korruptuarën Balluku. Ajo që konfirmoi SPAK, është që situata penale ndaj Ballukut është rënduar së tepërmi krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Masa që në këtë moment të hetimit, nuk mbrojnë dot hetimin e paanshëm dhe të plotë nga prokuroria. Në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese dhe ndaluese në GJKKO, ajo rrezikonte një dënim që shkonte deri në 10 vite, sot që flasim nëse provohen të akuzat, Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo tregon që jemi në situatë të rënduar.
Prokurorët në një dëshmi tronditëse, i kanë vendosur në dispozicion këshillit provat se si Balluku përmes të fortëve që ata po hetojnë, nëse bëhet fjalë për persona të krimit dhe rezervuan të drejtën për të mos dhënë detaje. Kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku. Dhe forma e dytë, përmes zyrtarëve të lartë publik, që së pari duke kërcënuar dëshmitarët se do t’i hiqnin nga puna ata që dëshmonin kundër Ballukut.Dhe pasi kishin dështuar me kërcënimin u kishin ofruar para“, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

