Bardhi: Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike

Në prag të një vendimi nga Gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së, Sali Berisha thotë se ka ndërhyrje të Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim në sistemin e drejtësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i kundërpërgjigjet Berishës, duke i thënë se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro tij.

“Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?