VIDEO/ Bardhi i bashkohet tubimit poshtë banesës së Berishës! Protestë para Kryeministrisë më 20 shkurt

Pas kaosit në sallën e Parlamentit dhe pjesëmarrjes në protestë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është bashkuar me demokratët dhe deputetët në tubimin poshtë banesës së Sali Berishës.

”Më 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.

Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP