Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se PD është pro aderimit të Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, por sipas tij, kjo duhet të bëhet sipas rregullores së Parlamentit.
“Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë presidentit që të japë miratimin që të hyjë në fuqi menjëherë.
Këtu ke 2 kërkesa zoti kryetar, e para ke kërkesën e Këshillit të Ministrave e cila duhet të dorëzohet më para se kërkesa e Grupit Parlamentar të PS. Se kta nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që nuk ka ardhur në Kuvend. Edhe dokumentin e kanë sjellë pa firmë, se kaq serioz jeni ju. Nuk është as firma e kryeministrit dhe as firma e ministres së Jashtme. Tani na thoni kë duhet të votojë ky Kuvend, kërkesën për procedurë të përshpejtuar të Këshillit të Ministrave, apo kërkesën për procedurë të përshpejtuar të këtyre që kërkonin shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një ligji që nuk kishte ardhur akoma në Kuvend. Si do e justifikoni ju shkeljen e procedurës. Që i njoftoni deputetët në orën 9 të darkës dhe ne vijmë ta votojmë të nesërmen në mëngjes, një projektligj kaq të rëndësishëm.
Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose 1/5 së deputetëve mund të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga nisja e procedurës së shqyrtimit. Patjetër që jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, por duhet ta bëjmë sipas rregullores së Kuvendit”, tha ndër të tjera Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

