Bardhi komentoi zhvillimet në Asamblenë e PS-s: Vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi sot zhvillimet në Asamblenë e PS-së ku sipas tij, u zëvendësuan figura të kësaj force politike me pupacë.
Bardhi tha se në punimet e Asamblesë nuk u dha asnjë ide, nuk u pa asnjë reflektim, llogaridhënie, apo ndjesë për çfarë ka shkuar keq.
“Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin”, u shpreh ai.
Bardhi theksoi se Rama flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997.
“Sot më shumë se kurrë ndonjëherë duhet kurajo e bashkim për ta shpëtuar Shqipërinë”, deklaroi Bardhi.