Bardhi: LSI-PDK shpifi për PD-në, Elton Bano ka punuar për Ramën

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se koalicioni LSI-PDK në Lushnjë sot shpifi kundër PD. Për të kandidati Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani. Po ashtu ai shtoi se është fakt që kandidati në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Postimi i plotë

Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD. Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.

Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:
👉 Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.
👉 Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI.
👉 Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.
👉 Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.
👉 Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.
👉 Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! 👇Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë.

SHKARKO APP