Bardhi me tone të ashpra kryetares së Kuvendit: E ke kthyer veten në specialiste arkive
Para se seanca plenare të mbyllej, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur me tone të ashpra, ndërsa i është drejtuar Kryetares, Lindita Nikolla se prej tre javësh “mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç”. Ndër të tjera Bardhi u shpreh se “kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit”.