Bardhi në debat me efektivët: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar policinë se po arreston protestuesit dhe gjithashtu theksoi se janë shoqëruar shumë kryetarë të degëve.

“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore, që del nga selia e PD, arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi”, tha Bardhi.

“Ka civilë që kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, shtoi Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?