Bardhi në Patos: Banorët në Zharrëz do të kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, njëkohësisht edhe kreu politik i qarkut Fier për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Gazment Bardhi ishte sot (22 mars) në fshatin Zharrëz, në shtabin elektoral.

Nga Patosi, ligjvënësi u shpreh besimplotë për ‘fitoren madhështore’ të PD në zgjedhje.

“I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit nga zbatimi i kontratave të kompanive private që operojnë në zonë me shtetin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm do t’u shkojë banorëve, por askush nuk do të guxojë që të abuzojë me pamundësinë e tyre për të ngritur zërin për të drejtat që ju takojnë. Fjalë e dhënë, është fjalë e mbajtur!”, tha Bardhi ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?