Bardhi: Në selinë e PD ishte 1 nga 6 drejtorët më të rëndësishëm të Gardës për të ruajtur Bashën. Policinë e thirra unë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka treguar versionin e tij të ngjarjeve të datës 8 janar, kur në selinë e PD u zhvillua protestë. Bardhi hodhi akuza kundër policisë duke thënë se është vonuar për të ndërhyrë. Po ashtu ai ka treguar se ditën e protestës në selinë e PD ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës, i cili ishte për të mbrojtur Lulzim Bashën.
“Kam njoftuar zv drejtorin e Policisë, e kam telefonuar dhe mbi bazën e kërkesës të disa kolegëve, dhe i kam kërkuar që të ndërhynte. Ai ma tha se po njoftonte dhe policia po mbërrinte.
Njëkohësisht në seli me mua ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës. Ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve. Po ashtu dhe drejtori i Gardës njoftoi policinë. Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë drejtorin e Policisë së Shtetit 4 herë dhe pasi kishin mashtruar delegacionet ndërkombëtar.
Pasi kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, më ka kërkuar që të dërgojë shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit”, tha ai në ”Opinion”.