Bardhi nga Lezha ku hapi fushatën elektorale: Refuzoni në këto zgjedhje me votën Ilir Metën

Gazment Bardhi nga Lezha ku hapi fushatën elektorale kërkoi nga mbështetësit e Partisë Demokratike të refuzojnë në këto zgjedhje me votën Ilir Metën.

“Në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”.

Partia Demokratike e kryesuar nga Alibeaj nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, ku krahas Sandër Markut, njëri pas tjetrit u tërhoqën nga zgjedhjet edhe kandidati për bashkinë e Kurbinit Genc Doçi, si dhe Gjon Ruçi për Mirditën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të treja këto bashki, Partia Demokratike e kryesuar nga Alibeaj garon vetëm për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?