Bardhi: Për presidentin vendos grupi parlamentar, jo Jozefina, Rudina dhe Murrizi

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se duhet të përcaktohen procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së presidentit të ri. Për të duhet të shkruhen në një dokument dhe më pas duhet t’i prezantohet palës tjetër. Vetëm pas këtij hapi, tha Bardhi, mund të shkohet në emra konkret.

Për të presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar, duke shtuar se nuk vendos Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e as Myslim Murrizi. Ai thotë se këto të fundit kërkojnë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit.

“Ne duhet të dalim me një qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponentë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita.

Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual.

Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z.kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet grupit parlamentar”.

SHKARKO APP