Bardhi për videon e Gjicit: Skandal, përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon e publikuar në rrjet të Safet Gjicit, i cili duket teksa kryen marrëdhënie intime me një grua në zyrën e Bashkisë, “Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por, skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP