Bardhi publikon videon: Maskat kanë rënë, ky është zyrtarizimi i aleancës së masakrës zgjedhore!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një video në Facebook, duke u shprehur se, maskat kanë rënë, ky është zyrtarizimi i aleancës së masakrës zgjedhore.

Në videon e shpërndarë nga Bardhi, demaskohet dyshja Rama-Doshi.

“Zyrtarizohet aleanca e masakrës zgjedhore. Kandidati për deputet i Tom Doshit emërohet drejtor i IKMT-së në Shkodër.

Ashtu si deputetët e Tom Doshit, ai është drejtor i Ramës. Nuk ka PSD, ka vetëm regjim Rama-Doshi”, saktësohet në pamjet filmike.

Siç paraqitet edhe në pamjet filmike, rezulton se Serdar Hoxha është drejtor i Partisë Socialiste në Shkodër.

Ndërsa, Gledis Çeliku është po ashtu drejtor i Partisë Socialiste në Shkodër.

Edhe Meri Markiçi është drejtoreshë e Partisë Socialiste në Shkodër.

Gertjan Deda është drejtor i Partisë Socialiste në Kamëz.

SHKARKO APP