Bardhi-Ramës: Turp, të plagosur nga policia janë qytetarët
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj Kryeministrit Rama, i cili shkroi në Twitter: ”Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”.
Bardhi tha se Rama është i lirë të inskenojë çdo situatë por të plagosurit sipas tij në këtë protestë janë qytetarët dhe jo policia.
”Komenti i zotit Rama, nuk ka asnjë saje me policisë të lënduar. Ata janë të lirë të inskenojnë çdo situatë por janë qytetarët ata që janë të lënduar. Policët janë vëllezërit tanë, nëse nuk do ishin në punë do të ishin në protestë. Në protestë do të qëndrojmë deri sa të vendosin qytetarët”, tha Gazmend Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

