Bardhi reagon ndaj vendimit të Kushtetueses për katet pa leje: Nuk i rezistoi presionit të Ramës dhe oligarkëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e këshillit tyë Ministrave, duke rrëzuar kërkesën e opozitës.

Bardhi thekson se nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij vendimin e sotëm të Kushtetueses e ka shpallur Rama. Ai thotë se Gjykatat nuk i rezistoi presionit të kryeministrit dhe oligarkëve.

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”.

SHKARKO APP