Bardhi: Zgjidhja e krizës është duke ardhur
Pavarësisht se asnjëra nga palët politike nuk ka shfaqur shenja tërheqje për krizën politike, sekretari i PD, Gazmend Bardhi paralajmëron se zgjidhja është duke ardhur. Në studion e A2 CNN, megjithatë Bardhi nuk dha ndonjë detajë se cila do të jetë rruga e zgjidhjes dhe nëse palët janë duke diskutuar, qoftë edhe undër-ground.
”Faktori ndërkombëtar ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm për ne. Janë të mirëpritur për të sjellë standardet e tyre. Por zgjidhja është duke ardhur nga faktori i brendshëm. Kreu i opozitës është i interesuar për të pasur zgjidhje politike të këtij ngërçi. PD nuk bën kthim mbrapa dhe rezultati i vetëm i këtij aksioni politik do të jetë përmbushja e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe largimi i Ramës. Ne nuk e kemi ndërprerë kontaktin me qytetarët, jemi në konsultim me ta për vijimin e aksionit politik. Qytetarëve u është shtuar besimi duke parë vendosmërinë e PD. Për të pasur alternativë në zgjedhje duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Gazmend Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

