Bari, sekuestrohen 90 kg heroinë, arrestohen dhe shqiptarë
Policia financiare e qytetit të Riminit ka shkatërruar një organizatë kriminale trafikantësh droge e përbërë nga shtetas italianë, shqiptarë e rumunë.
Operacioni i koduar “100%” ka nisur hetimet më gusht të vitit 2013 e ka çuar në sekuestrimin e 10 kg kokainë, 90 kg heroinë e 2 tonë hashash. 16 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë vënë nën hetim
Droga trafikohej me anë të mjeteve lundruese përmes detit. Anëtarët e bandës komunikonin mes tyre me një gjuhë të koduar.
Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë territorin italian po ekzekutohen urdhëra arrestimi e masa ndaluese ndaj personave anëtarë e bashkëpunëtorë me këtë organizatë kriminale.
Policia financiare e Riminit informon se deri më tani, anëtarëve të kësaj organizate kriminale i janë sekuesstruar asete në vlerë 5 milionë euro.
Operacioni i “100%” i policisë financiare të Riminit është kordinuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Riminit dhe Prokurorinë e qytetit të Bolonjës.
Në orën 12’00 pritet konferenca e shtypit me zbardhjen e plotë të detajeve të këtij operacioni. /Oranews.tv/
KOHA JONË SONDAZH

