Barometri i Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: Çmimet e larta dhe korrupsioni janë shqetësimet kryesore

Barometri i përvitshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nxjerr në pah se 64% e popullsisë identifikojnë problemet si rritja e çmimeve, por dhe korrupsioni.

“Nuk është më çështja e papunësisë por rritja e çmimeve dhe inflacioni. Është më pak e përballueshme në rajon sesa në BE. Problemi kryesor që të rinjtë e identifikojnë është korrupsioni. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të të rinjve sa i përket çështjeve të demokracisë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Ndonëse evidentojnë korrupsionin si problem kryesor, 77% e bizneseve rendisin edhe rritjen te kostove. Qytetarët nuk besojnë tek politika dhe organet kryesore të shtetit. “Konstatja e mosbesimit te partitë politike, ndër 74% është mosbesimi. Fatkeqësisht është parlamentit i pari institucion duke vijuar me qeverinë”, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?