Barometri, ja si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën
Barometri në ”Euronews Albania”, ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë e Lirisë. Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 9% që ka qenë në muajin shkurt në 12% në mars. Mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 86.4% në shkurt në 80.4% në mars. Por ka pasur një shtim të qytetarëve të Tiranës që nuk kanë një mendim për Partinë e Lirisë nga 4.6% që ishin në shkurt në 7.6% në mars.
Kur i shohim ata që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë ka një rënie numrit të qytetarëve socialistë që kanë mendim pozitivë për PL nga 7.1% që ishte në shkurt në 4.3% në mars.
Ndërsa numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 12% në Shkurt në 24.1% në Mars. Por numri i të pa identifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PL ka rënë nga 7.1% në shkurt në 4.9% në mars.
Ashtu sikurse edhe mendimi pozitiv për partinë është rritur edhe mendimi pozitiv për kryetarin e saj Ilir Metën nga 8.8% që ishte në shkurt në 12.4% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Ilir Metën është ulur nga 87.6% që ishte në shkurt në 83.1% në mars.