”Baroni i drogës”, Kanani të dashurës: Ishalla ka të drejtë rilindasi…
Mediet në Turqi e kanë pagëzuar me emrin ”Ujku i Detit”, për shkak të aftësive të shkëlqyera në drejtimin e mjeve të ujit, sidomos të skafit. Po flasim për Met Kananin, dhe ushtrinë e tij në Shqipëri, e cila u ”shkri”. Tre ditë pasi Policia e Shtetit arrestoi 13 pjesëtarë të bandës së Kananit, dje ata dolën tek Gjykata për Krime të Rënda, ku për të gjithë u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Gjatë gjykimit, dy nga avokatët e të arrestuarve Klinsi Aliaj dhe Orgest Islamit, ju referuan vendimin të marrë nga gjyqtarja Liljana Baku ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas tyre me të njëjtat akuza është lënë në masën e arrestit shtëpiak.
Sipas raportit që lexoi prokurorja Elisabeta Imeraj, hetimi i nisur 15 muaj më parë ka arritur të zbërthejë dy grupe kriminale në zonën e Fierit, duke arrestuar anëtarët dhe dy drejtuesit e grupeve kriminale dhe më konkretisht biznesmenët Met Kanani dhe Bilbil Heqimi.
Prokuroria sqaroi se ka të dhëna që se Met Kanani do të transportojë në Turqi marijuanë dhe do ta shkëmbejnë me heroinë. Në total policia në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe më agjensitë partnere kanë arrestuar 39 persona, arreste këto që janë shtrirë në kohë dhe episode të ndryshme, dhe janë kryer në 11 operacione. Ndërkohë që e vetmja që nuk është kapur është e dashura e biznesmenit Met Kanani, e quajtur Serenela.
Përgjimi me të dashurën
Në datën 16 mars 2018, në orën 19:55, shtetasja që thërritet Serenela me numrin e telefonit 069757XXX i telefon të hetuarit Met Kanani, i cili është duke përdorur numrin turk 0090537XXXX dhe ndër të tjera e pyet:
Serenela: “ti ça do bësh”
Kanani: “unë ja punë”.
Serenela: “do vazhdosh dhe ca thuaj”,
Kanani: “punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë”
Serenela: “Ishalla do Zoti, të ketë çikë të drejtë rilindasi, sa mori Tani në telefon pyeti për ty”
Kanani:”po prandaj më more ti se mos më more për ndonjë gjë tjetër”.
Të proceduar
Klinsi Aliaj
Florand Xhabej
Arvanit Ulndreaj
Andrea (Sadik) Balla
Lavdim Çuku
Saimir Rira
Gojard Jahelezi
Bilbil Heqimi
Erjon Matraku
Iliro Haruni
Mentor Muçka
Met Kanani
Ruvin Spahiu
Besmir Llupi
Redjan Dervishi
Nexhat Mlloja
Armando Gjini
Orges Islami
Alfred Shabani
KOHA JONË SONDAZH

