“Baronin e drogës”, Balili prej dy muajsh nën përgjim nga DEA

Prokuroria shqiptare prej disa muajsh po heton Klemend Balilin, me dyshimin e përfshirjes në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Nga muaji mars i këtij viti e ne vazhdim pala greke i ka kërkuar policisë shqiptare të verifikojnë disa numra telefoni dhe pseudonimin e një personi të njohur si “Keli”.

Kjo kërkesë e palës greke, është referuar nga policia pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilët kanë regjistruar edhe procedimin penal. Gjatë këtyre muajve, prokuroria ka arritur të identifikojë numrat dhe përdoruesit e tyre si dhe personin me emrin “Keli” që rezultoi se ishte biznesmeni i njohur në zonën e jugut, Klemend Balili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet pranë policisë së shtetit, thanë se gjatë përgjimit të numrave që kishte në përdorim Klemend Balili, në bisedat me shtetas shqiptar nuk është arritur të interceptohet ndonjë bisedë implikuese në trafikun e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë përgjimit të numrave greke që Balili kishte në përdorim apo komunikimet me shtetasit grek, burimet thonë se këto biseda ende nuk janë zbardhur të përkthyera, për të parë ndonjë bisedë komprementuese të tij. Për këtë fakt, mësohet se policia dhe prokuroria shqiptare i kanë kërkuar autoriteteve greke, të dhëna apo prova material shtesë që implikojnë Balilin në trafikun e drogës, për të lëshur urdhër-arrestin ndaj tij në Shqipëri.

Nga ana tjetër, burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, konfirmuan faktin se në mesin e personave të përgjuar nga prokuroria shqiptare janë edhe dy të arrestuarit në Greqi me cilësinë e skafistëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj. Të dy këta persona, thonë burimet janë pikasur që komunikonin edhe me Klemend Balilin por në shumicën e rasteve bisedat janë të shkurtëra ku përcaktohet vetëm vendi i takimit mes tyre.

Emri i Klemend Balilit për Prokurorinë për Krime të Rënda nuk është i panjohur, pasi në korrik të vitit 2006 është arrestuar nga ky institucion me dyshimin e implikimit të tij në trafikun e drogës. Arrestimi ka ndodhur pas bllokimit të furgonit me targa gjermane në rrugën Qafë-Muzinë-Delvinë ku brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 750 kg hashash.

Për këtë dosje, u arrestuan edhe dy efektivët e policisë Gentian Baba dhe Ylli Kapo, ndërsa u shpallën në kërkim Pelivan Mehmetaj dhe Ermal Nika.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria urdhëroi lirimin e Klemend Balilit dhe dërgimin në gjyq të 4 të pandehurve të tjerë, të cilët më pas u dënuan nga Gjykata e krimeve të rënda me 34 vite burg në total.

Klemend Balili, njihet në Sarandë si pronar i hotel “DEA” dhe kompleksit “Santa Quaranta” dhe sipas mediave greke pas tij fshihet një politikanë i fuqishëm shqiptar./ABC News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?