Basha: 25 milionë dollarë “avulluan” nga tatimet dhe doganat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status të tijin në Facebook shprehet se nga tatimet dhe doganat kanë avulluar 25 milionë dollarë dhe këtë fakt sipas tij e ka pranuar edhe Ministria e Financave.

“Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit. Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar", shkruan ai.

Sipas Bashës: “Korrupsion, kontrabandë, hajdutëri me çizme. Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-­Meta”. 

SHKARKO APP