Basha: 6 kushtet e PD për të votuar ligjin për Magjistratët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka vendosur disa kushte maxhorancës në këmbim të mbështetjes së PD-së për të votuar ligjin për Magjistrantët. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha listoi 6 kushtet kryesore për të rikthyer në shina Reformën në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. T’i qëndrojmë besnik konsensuit të 21-22 Korrikut 2016, që do të thotë zhbërje të të gjithë rregullave dhe ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.
  2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm.
  3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ dhe KLP.
  4. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke evidentuar mekanizmat që kjo gjykatë të jetë funksionale. Sa kohë që vendi nuk ka një gjykatë kushtetuese vendi është de facto dhe de jure të grushtit të shtetit.
  5. Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar nga tejzgjatja e periudhës tranzitore që të vihen sa më shpejt në funksion KLGJ dhe KLP që të fillojë menjëherë procesi zgjedhjes dhe funksionimit të SPAK, Gjykatës anti-korrupsion dhe Prokurorit të përgjithshëm.
  6. Ecuria normale sipas kushtetutës dhe ligjeve të Vettingut, ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancës që deri më tani ka sjellë një proces të deformuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?