Basha: 90% e gënjeshtrës për financim të paligjshëm u çmontua, 10% rrëzohet në Gjykatë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në një prononcim për mediat, pas takimit në Krujë në lidhje me vendimin e prokurorisë për ta marrë të pandehur pasi akuzohet për falsifikim dokumentash. Basha ka thënë se 90% e gënjeshtrës ka rënë. ”90% e gënjeshtrës për financim të paligjshëm dhe para ruse është çmontuar para shqiptarëve. Atë 10%, që ka mbetur nga fabrikimi i gënjeshtrës prej prokurorisë, nën presionin e Edi Ramës, do ta çmontojmë në gjykatë”.

Deklarata e plotë

Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.
2. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.
3. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë.

Pyetje: Si zoti Basha? Ju akuzojnë si fallsifikatorë.

Basha: Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë.

Pyetje: Lidhjet me rusët?

Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?