Basha apel të fortë qytetarëve: Bëni kujdes, Covid-i jashtë kontrollit!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sërish ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.
Më tej, numri një i selisë blu iu drejtua me një apel të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të bëjnë gjithkça për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi sipas tij, qeveria nuk po bën asgjë.
“Gjithashtu dua të them që këto janë ditë të mbushura për fat të keq, me humbje miqsh, me lajme të rënda për njerëz që njohim, të afërm, dhe kjo nuk është diçka që ndan apo diskriminon, është një gjë që na bashkon të gjithëve. Fatkeqësi e cila nuk diskriminon nëse je votues i Partisë Demokratike apo votues i Partisë Socialiste, nëse ke mundësi më të mëdha apo më të vogla financiare. Ndaj dua të bëj një apel, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur veten tonë dhe për të mbrojtur të tjerët. Dhe ky apel është konkret. Është koha për ta përsëritur nevojën për të marrë masa mbrojtëse, për të mbajtur maskën, për të ruajtur higjienën personale, për të ruajtur distancën, për t’u kujdesur për prindërit tanë dhe të sëmurët që janë më vulnerabël se të tjerët. Duke mos i harruar ata, duke qëndruar sa është e mundur në ndihmë të tyre, por në të njëjtën kohë për të qenë shumë të kujdesshëm, në veçanti në kontakt me të moshuarit, me të sëmurët sa i përket mbrojtjes së tyre, maskave dhe gjithçka tjetër. Në veçanti, ky apel i drejtohet bashkëqytetarëve të mi kudo ku janë në kushtet kur gjithçka duket se është në dorën tonë. Është në dorën e njerëzve, sepse ajo që shteti në përgjithësi, qeveria duhej të bënte, nuk po bëhet. Dhe kjo është një nga arsyet, sepse pandemia është jashtë kontrollit”, theksoi kreu i PD.
Nisida Tufa: Çfarë duhet bërë tani zoti Basha kur jemi në këtë kushte që infektimet në 24 orë njohin vetëm rritje shifrash, është shtuar numri i personave që humbin jetën. Është hapur COVID 4 por kërkojnë shumë njerëz hospitalizim apo jo, dhe në momenti që ezaurohet e gjitha kjo, çfarë duhet bërë më mirë nga qeveria, sipas opozitës?
Lulzim Basha: Opozita e ka thënë, unë e kam thënë, Partia Demokratike e ka thënë fjalën e saj prej 27 shtatorit. Në vend që të përsëris planin me 5 pika dhe hapat të cilat do të kishin parandaluar këtë kolaps, më lejoni të flas me fjalët e atyre që kam takuar këto javë, fjalët e mjekëve, të punonjësve të tjerë të shëndetësisë, mjekëve të familjes, profesorëve të COVID 1, 2 dhe 3. Me fjalët e pacientëve që kanë mbijetuar COVID-it dhe familjarëve të tyre të cilët e thonë fare qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk është bërë. Të parët që duhet të ishin dëgjuar ishin mjekët. Vrejtjet e tyre dhe sugjerimet e tyre, bazuar në si është situata dhe cila është përvoja e vendeve të rajonit, nuk po themi të vendeve të Bashkimit Europian, kanë qenë dhe baza e planit me 5 pika që ne i vumë në dispozicion kësaj qeverie që prej datës 29 shtator. Dhe sot që flasim, asnjë nga këto hapa nuk është ndërmarë. Të fillojmë me testimet, ne sot realisht vetëm mund të hamendësojmë se cilat përmasat e vërteta të infeksionit, se sa shqiptarë me të vërtetë infektohen çdo ditë. Sepse e dimë që raportimi i të infektuarve është në varësi të numrit të testimeve. Ndonëse pozitiviteti i këtyre testimeve ka arritur deri në 40% që do të thotë 4 në 10 të testuar kanë rezultuar pozitiv. Tani nuk ka nevojë të jesh ekspert i epidemiologjisë apo i shëndetësisë, se çdo qytetar e kupton që kur 4 në 10 dalin të infektuar që ti nuk po bën mjaftueshëm testime. Duke mos testuar, ti nuk arrin dot të gjurmosh të infektuarit. Dhe kur nuk i gjurmon dot, nuk i izolon dot. Dhe kur nuk i izolon dot, ti nuk ndërpret dot zinxhirin e infektimeve, sepse çfarë ndodh? Çdo i infektuar i cili nuk është zbuluar apo konfirmuar si i tillë dhe vazhdon kontaktet me familjen, me miqtë, me kolegët në punë, faktikisht po shpërndan virusin. Në këtë moment që flasim po shpërndan virusin.
Nisida Tufa: A do të ndihmojnë testet e shpejta zoti Basha, këtë që ka vëna në dispozicion qeveria?
Lulzim Basha: Shumë pak është. Shumë pak është. Shumë vonë. Me shifrat e infeksionit që kemi aktualisht, ne duhet të administronim minimalisht sipas ekspertëve, 10 mijë testime në ditë. Bëhet fjalë, të shohim se sa do vijnë, bëhet fjalë për 100 mijë testime. Dhe në qoftë se ato administrohen sipas nevojave që ka tani Shqipëria, do të thotë 10 ditë testime. Pra, është shumë pak dhe shumë vonë. Dhe po të shikojmë disa prej problemeve kryesore që thonë të infektuarit, apo pacientët që e kanë kaluar apo familjarët e atyre që janë ndarë nga jeta, është që nga momenti kur kanë pasur nevojën për testim, deri kur iu është bërë testimi, deri kur e kanë marrë përgjigjen, faktikisht ka kaluar i gjithë cikli i virozës. Dhe në rastin më të mirë me vështirësi të shumta shëndetësore dhe duke shkatërruar financat e familjes janë shëruar. Dhe në rastin më të keq, janë ndarë nga jeta pa marrë akoma përgjigjen e testimit, por kjo e nxjerr jashtë loje testimin, se testimi ka pikërisht këtë detyrë, të përcaktojë sa më shpejtë diagnozën për t’i ardhur në ndihmë personit që mendohet se është infektuar.
Nisida Tufa: Dhe që në fakt nuk ndodh brenda 72 orëve.
Lulzim Basha: Aspak! Së dyti, nga kjo pastaj varet edhe ajo që thamë që personi mos të infektoj të tjerët. Ndërkohë që kam dëgjuar këtu, pak metra më tej në një takim me pacientët që në momentin që dikush sëmurej dhe shfaqte qartësisht simptomat e COVID-it, temperaturë, kollë, dhimbje trupore, lodhje, jo vetëm që nuk u bëhej testi, apo i bëhej një javë me vonesë, po nuk i bëhej as bashkëshortit apo bashkëshortes apo anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët demionstronin simptoma të ngjashme. Pra, dështimi i parë është dështimi me testimet. Dhe hapi i parë që ne kemi sugjeruar prej marsit dhe përsëri dhe përsërio në shtator ka qenë që qeveria të merrte përgjegjësitë e saj dhe të paktën të siguronte mjaftueshëë kite testimi dhe kapacitete testuese. Se ka dhe një problem tjetër. Nuk është thjeshtë sigurimi i tamponëve, i kiteve, është edhe kapaciteti i Shqipërisë, i shëndetit publik për të bërë të mundur që këto testime të kryhen. Se ti mund të kesh 100 mijë testime, që siç thash prapë në pikëpamjen e atyre që e njohin këtë fushë, shqiptarëve në Shqipëri dhe jashtë vendit, mjekëve, ekspërtëve, janë të pamjaftueshme në këtë situatë. Janë të pamjafteshme. Por edhe sikur t’i kemi këto, ajo që kemi parë deri më sot është që sektori publik i shëndetësisë nuk ka arritur kurrë të kryej më shumë se 1300-1500 testime në ditë. Imagjinoni tani, dje kanë dal mbi 800 të infektuar. Që do të thotë, kanë dal të infektuar më shumë sesa 1 në 2 të testuar nga sistemi publik. Kur futet sistemi privat ju e dini fare mirë që testimi i bërë nga sistemi privat nuk konsiderohet automatikisht i vlefshëm nga ISHP-ja. Vijmë tek problemi i tretë, nëse mund të dalim edhe kjo meqë jemi tek testimet dhe pastaj të vazhdojmë me një tjetër të mprehtë që ka të bëjë me trajtimin e pandemisë që janë kapacitetet spitalore. Po ta mbyllim me testimet. Pas insistimit tonë prej më shumë se tre muajsh, më në fund u kalua një vendim qeverie për rimbursimin e atyre që trajtohen në shtëpi. Edhe një herë më vjen keq që e them, është shumë vonë dhe shumë pak, dhe procedura që është bërë e bënë praktikisht të pamundur marrjen e rimbursimit. Pse? Së pari ti duhet të dalësh dhe të demonstrosh që je pozitiv, pra duhet të kesh një çertifikat të ISHP-së që ke bërë tamponin dhe tamponi të ka nxjerr pozitiv. Vetëm pas kësaj çertifikate që merret pas referimit nga mjeku i shtëpisë, nga mjeku i familjes, atëherë mund të kualifikohesh për të marrë rimbursimin në farmaci. Po shikoni shifrat e rimbursimit, maksimalja nuk kalon 110 mijë lekë të vjetëra. Ndërkohë që të gjithë e dimë, e kemi dëgjuar, edhe ju e keni transmetuar atë takimin me pacientët ku flisnim për kostot që shkonin nga 500 mijë lekë të vjetëra deri në mijëra euro. Në mijëra euro. Shikoni çfarë ndodh. Televizioni juaj apo një tjetër televizion transmetoi një kronikë nga Fieri ku saldatorët janë bërë furnizuesit kryesor të oksigjenit nëpër shtëpi. Pra, ne jemi në një stad kaq të avancuar të sëmundjes dhe të shpërndarjes së infeksionit dhe për pasojë dhe të shpenzimeve të mëdha të familjeve shqiptare, tashmë të drobitura nga kriza ekonomike saqë 100 mijë lekë për person është një tallje. Efekti i parë dhe më i rëndësishmi padiskutim është shëndeti dhe jeta. Po mos të harrojmë që kjo krizë po shkatërron ekonomitë e familjeve shqiptare, po zbraz xhepat, po i fut në borxhe. Dhe kjo kërkon veprim të menjëhershëm dhe të vërtet, jo për të larë gojën. Këto janë sa i përket hapit të parë që ka të bëjë me testimet, pastaj është edhe çështja e kujdesit spitalor e tjerat që ndoshta mund t’i ndjekim hap pas japi.
Nesida Tufa: Po te pjesa e menaxhimit dhe e vendimeve që merren për pandemin. Zyrtar të lartë të qeveris por edhe vetë kryeministri thonë që gjithcka i përket vendimeve që marrin Komiteti i Ekspertëve teksnik për pandemin. Nga ana tjetër Komiteti I Ekspertëve thotë që ne sugjerojmë. Kush vendos për pandemin zoti Basha?
Lulzim Basha: Shiko nuk ka asnjë, nuk ka asnjë dyshim që vendimet për të dhënë apo për të mos dhënë fonde për të bler apo për të mos blerë kite testimi, për të hapur spitalet rajonale me pavione Covid të cilët do të ndihmojnë që të sëmurët most ë përplasen të gjithë në Tiran, këto janë vendime politike. Janë vendime politike. Sikundër shqipëtarët e dinë tashmë që sa herë përballen me një dështim të qeveris apo kryeministrit gishti drejtohet gjithmon diku tjetër. Pra është një alibi dhe më shumë se sa një alibi të drejtosh gishtin tek ekspertët apo tek mjekët. Mjekët po bëjnë maksimumin e mundshëm, po bëjnë më shumë se sa mjekët ë tjerë të rajonit në këto kushte, se kushtet I kanë shumë më të vështira. Dhe t’i ngarkosh ata me përgjegjësi apo të vendosësh ata përballë opinionit publik apo siç është përpjekur qeveria për të larë duart me manipulimet me shifrat.Përpiqesh të krijosh një ndasi dhe nji debat artificial midis mjekëve dhe opozitës kur e vërteta ulëret vetë. Kjo është thjesht dhe vetëm përpjekje për të larë duart nga përgjegjësia.Përgjegjësia me dështimin me menaxhimin e pandemisë është e qeverisë.Është e kryeministrit. Ju e mbani mend kur infektimet ishin 30, 40 herë mëtë ulëta sec janë sot.i njëjti kryetar qeverie dilte 10 orë në ditë,, 1 muaj e gjysmë me rradhë në televizor, në facebook, në Instagram,në tëitter,deri në telefonat e shqiptarëve. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi tani që është 40 herë më i lartë, 50 herë më e lartë shkalla e infektimit tani që sistemi që është në kolaps kryeministri është zhdukur dhe fshihet pas komitetit të ekspertëve apo pas ministrit apo pas kujdo tjetër. Kjo në vetëvete tregon që I pari që është I vetëdishëm që ka dështuar në menaxhimin e pandemisë është kryeministri. Por përtej kësaj pyetje ajo që njerzit duantë dinë është cfarë do të bëjmë për të dalë nga kjo situatë dhe prandaj të gjitha takimet që kam organizuar si opozitë dhe ndihma që keni dhënë si media për të bërë transparente dhe energjia dhe fokusi I ekspertëve tanë nuk ka qënë thjesht dhe vetëm për të treguar ato fakte që qeveria mundohet ti mbulojë por për të dhënë edhe rrugëdaljen nga kriza dhe është e trishtë është dramatike që dhe në ktë situatë kur I gjith fokusi do të jetë tek pandemia që ka dalë jasht kontrollit. Prap se prap kryeministri dhe qeveria kërkojnë ta zhvendosin debatin tek cështja politike apo të krijojmë debate artificiale vetëm e vetëm për ti ikur përgjegjësisë.
Zoti Basha në lidhje me akuzat që ju keni shtruar, për fatalitete për personat që ndërrojnë jetë nga COVID-i që fshihet numri i viktimave. Dy javë më para pata në studio dhe zotin Paloka, kishte një rast familjar të tijin. PD merr denoncime të tilla..
Lulzim Basha: Patjetër denoncimet kanë ardhur nga mjekët
Nisida Tufa: Për të qenë më konciz dhe konkret kur bëhet të tilla akuza zoti Basha , pati dhe zoti Rama kryeministri mesazhin për ju, reagimin për ju në lidhje me këtë.
Lulzim Basha: Shiko, gishti tregon të keqen, kryeministri tregon gishtin
Nisida Tufa: Sa ju bindi kryeministri me atë mesazh?
Lulzim Basha: Fare. Nuk është puna të më bindë mua, puna është të bindë ata që kanë humbur familjarët e tyre. Dhe nuk arrin ti bind sepse e dinë të gjithë, e kanë pranuar mjekët të cilët thonë se ne i kemi mbushur formularët me shkak fillestar COVIDI-in dhe procesi i shndërrimit te statistikave është një proces politiko adminitrativ. Nuk është përgjegjësi e mjekëve
Nisida Tufa: Po në lidhje me denoncimin?
Lulzim Basha: Po të shikoni përgjigjja e parë ka qenë një përpjekje për të thënë po akuzon mjekët. Kurrë Partia Demokratike s’ka akzuar mjekët dhe s’mund të akuzojë mjekët edhe për arsyen e thjeshte se denoncimet kanë ardhur nga mjekët. Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fsheh këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike, I ka keqpërdorur në këtë debat
Nisida Tufa: Zoti Basha, sa denoncime të tilla ka Partia Demokratike?
Lulzim Basha: Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve, ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim dhe prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës. Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë shiko çfarë ndodh, një tjetër e dhënë që tregon se çfarë bëhet. Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje covid. Qarku I Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si covid. Ja ku I keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin. Nuk është kjo në vetvete problem I madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti I thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.