Basha apo Berisha në krye të PD? Edvin Kulluri tregon kë mbështet

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Kryesisë dhe kandidat për kryetar të PD, thotë se nëse e ardhmja e PD-së do të vazhdojë me Lulzim Bashën rezultati është i sigurt, pra shkrirje e partisë. Ai po ashtu është kundër riciklimit, pra lëvizjes së Berishës.

“Duke parë njerëz në komisionin e Rithemelimit, pashë ca njerëz që po riciklohen. Janë disa njerëz që kanë qenë kundër Bashës në mënyrë të qartë, një pjesë që nuk merrte aksione.

Ata prisnin të vepronte Berisha dhe një pjesë që kanë qenë bashkë me Lulzim Bashën për të vjedhur vota në parti, duke manipuluar listat e partisë, dhe që e ndihmuan në humbjen e zgjedhjeve.

Kur shoh që disa njerëz bëjnë si heronj, që kanë vjedhur votat e kandidatëve për kreun e PD-së. Nëse ne humbim busullën morale, sikurse kemi humbur, nuk bëj fjalë për Bashën sepse ai e ka humbur busullën. Qëllimi i PD-së matet me fitoren e zgjedhjeve në 2025”, tha në “Ora News”.

SHKARKO APP