Basha: Berisha organizoi një tentativë vrasjeje mes demokratëve
Për dy orë e tridhjetë minuta, kreu i PD-së Lulzim Basha u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai theksoi se demokratët u thirrën për t’u përdorur si fasadë dhe vetëm një pjesë shumë e vogël iu përgjigj thirrjes së ish-kryeministrit Berisha, të cilët edhe ata u distancuan nga aktet e dhunës.
Deklarata e kreut të PD-së pas daljes nga Prokuroria:
Pse e fortifikuat selinë e PD?
Lulzim Basha: Nuk preferoj të kaloj në metafora të tilla. PD ishte e përgaitur për çdo skenar, e kishim një qëllim të shmangnim me çdo kusht atë që po kërkohej me çdo kusht, gjakderdhja më 8 janar.
A kërkuat hetim të zotit Berisha?
Lulzim Basha: Të gjithë, secilit nga i pari te i fundit dhe vënien para drejtësisë nga Sali Berisha tek i fundit duke bërë diferencim mes organizatorëve urdhërruesve të dhunës që gjithë bota i pa dhe atyre demokratëve që u ndohën ty u distancuan dhe e kanë kuptuar sot që u përdorën si fasdadë, që u përplqën të nxisnin konfliktin deri në vëllavrasje mes demokratëve dhe nuk ia dolën.
A kërkuat të ketë hetim të personave konkret?
Lulzim Basha: Kërkova hetim të plotë e të gjithëanshëm të kësaj ngjarje se për fat të keq s’ishte asgjë më pak se organizimi vetëdijshëm i planikuar i një tentative vrasje mes demokratëve për interesa të ngushta personale me autor një grup të strukutuar kriminal.
Cila është vija juaj e kuqe, a do keni një përballje për të larguar përfundimisht Sali Berishën?
Lulzim Basha: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh, instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli, ndaj duam një orë e më parë të kthehemi megjithë energjinë në betejën e nisur për ti kthyer shqiptarëve demokracinë për një drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar që janë e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve.