Basha: Brenda 100 ditëve të qeverisjes do të hapim negociatat me BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Vilë Bashtovë të Kavajës, me të rinj dhe të reja ka premtuar se nëse ai vjen në pushtet do të hapë negociatat me BE-në. Basha tha se ëndrra e shqiptarëve do të bëhet realitet dhe shtoi se brenda 100 ditëve do të hapë negociatat.

“Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat.

Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat.

Ja ku jemi, për këtë merita është e çdo shqiptari, në veçanti të atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte kishim dhe i plotësuam në kohë rekord sepse e dinim ça peshe e rëndë ishte. A ka nënë shqiptare që nuk i dhemb që nuk ka fëmijët pranë“.

SHKARKO APP