Basha del në bazën e PD-së, synon mobilizimin e simpatizantëve të tij për datën 8 janar

Më në fund Lulzim Basha ka vendosur të zbresë në bazën e PD-së, pas Referendumit të datës 18 dhjetor kur 43 mijë anëtarë të PD-së votuan për shkarkimin e tij si kryetar në selinë blu. Ndonëse Berisha dhe mbështetësit e tij insistojnë që Lulzim Basha duhet të ikë deri me 5 janar nga zyrat e PD-së, prapë se prapë Basha nuk heq dorë se ai mbetet kryetar i PD-së.

Çështja ka shkuar në gjykatë dhe duket se kryeministri Rama e krejt shpura pas tij po mundohen ti japin vendim gjykate proBashës, çka do ta çojë përplasjen në zyrat e PD-së, si epokale.

Berisha ka lajmëruar për datën 8 janar një protestë të madhe kombëtare kundër kryeministrit në sheshin para kryeministrisë, por edhe për marrjen përfundimtare të zyrave të PD-së, duke larguar me forcë Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Basha, që deri më tani nuk ka shkuar të takojë bazën e PD-së nëpër rrethe, është kujtuar tre ditë para Vitit të Ri të turret drejt simpatizantëve të selisë blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se sot Basha do të jetë në takim në Dibër, ku e pret ish-kryetari i bashkisë së Kamzës dhe sot deputet i PD-së, Xhelal Mziu.

Synimi i Bashës mbetet që të mobilizojë edhe ai turmat që të vijnë me datë 8 janar te oborri i selisë së PD-së për tu përleshur me demokratët që do të vijnë atë ditë me ish-kryeministrin Berisha dhe Komitetin për Riorganizimin e PD-së të Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Me sa duket me 8 janar do jetë ditë përplasje finale dhe ku policia e shtetit do të ketë shumë kur të rrihen anëtarët e “familjes” demokrate!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?