Basha denoncon te austriakët keqqeverisjen e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perendimor, Johannn Sattler.

Basha denoncoi atë që e konsideroi kthim mbrapa dhe zhbërje të standardeve demokratike që po rrezikojnë seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.

Basha njohu diplomatët e lartë austriakë me shkeljen e standardeve në zgjedhjet e fundit ndërsa tha se inkriminimi i administratës dhe i politikës deri në nivelin e Parlamentit, janë shqetësim i madh për vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha po ashtu tha se keqeverisja po sjell pasoja dramatike në ekonomi dhe po detyron qindra shqiptarë të shkojnë në azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Krimi, korrupsioni dhe dhunimi i votës së lire – tha Basha – janë kthyer në pengesë dhe kërcënim të madh për zhvillimin e Shqipërisë dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit europian”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?