Basha dhe Berisha me sallat plot secili, apo demokratët shkojnë në të dyja takimet?!
Nga Lindita Kokoli
Fushata e zgjedhjeve të pjesshme vendore në thelb do të jetë si zgjedhje politike, pasi do të shikohet se sa vota ka realisht Basha dhe Berisha.
Po të shikosh këto ditë, si dhe sot këtë të shtunë, salla apo sheshi ku zhvillohen takimet e Berishës dhe Bashës, natyrisht veçmas, vëren se janë plot me demokratë.
Mund të ketë diferenca të vogla në dukje, porse të dy kanë njerëz të paktën në pamje të jashtme, por se si do të votojnë demokratët me 6 mars, kjo mbetet të shikohet.
E kemi thënë se këto zgjedhje nuk janë test për Edi Ramën, por vetëm mes Bashës dhe Berishës. Në gjëndjen ku ka përfunduar momentalisht PD-ja, e përçarë në dy copa e ku nuk dihet akoma se cili ka demokratët në shumicë pas vetes; kjo mbetet të shikohet kur të dalin rezultatet e votimit. Të dy, Basha dhe Berisha, kanë komisionerë në këto zgjedhje dhe nuk mund të ankohen se na vodhën votat tjetri. Basha ka në emër të PD-së, kurse Berisha nën emrin e LSI dhe sipas Kodit Zgjedhor ka futur njerëzit e tij.
Ndaj me datë 6 mars në darkë vonë apo e shumta me 7 mars shqiptarët do të shikojnë se kush ka demokratët.
Nëse ndodh që Edi Rama iu merr bashkinë e Shkodrës atëhere te dy, Basha dhe Berisha, të ikin me vrap nga politika. Por nuk është çudi që Berisha të marrë Durrësin shprehen analistët. Durrësi është një zonë me kulturë të lartë dhe antipushtet, kur shikon se dikush i ka marrë të gjitha, ata votojnë për barazpeshë politike.
KOHA JONË SONDAZH

