Basha dhe Kryemadhi në shesh, dalin nga shtëpitë si qytetarë e jo nga selitë
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ajo e LSI,-së Monika Kryemadhi do të jenë pjesë e tubimit të sotëm të thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta si qytetarë të thjeshtë. Mësohet se Basha nuk do të dalë nga selia e PD-së por nga shtëpia e tij, si një qytetar i thjeshtë. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, që gjithashtu do të niset nga shtëpia e saj për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir meta në mbrojtje të Kushtetutës.