Basha drejt Shkodrës për “Rrugëtimin për Shqipërinë”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me të rinjtë, të cilin e ka pagëzuar “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Pas Elbasanit dhe Korçës, Basha do të jetë ditën e sotme në Shkodër, për të takuar të rinjtë e këtij qyteti. Shihemi sot në Shkodër në orën 17:00 me të rinj e të reja për të vazhduar bashkë “Rrugëtimin për Shqipërinë”, -shkruan kreu i PD-së. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?