Basha e akuzoi për 21 janarin, Berisha: Lexoi ç’i çoi Rama me Endri Fugën
21 Janari është rikthyer në shënjestër të akuzave. Pas akuzave nga Lulzim Basha, këtë mbrëmje në ”Opinion”, Sali Berisha tha se atë ditë askush nuk e dinte se ku ishte Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm.
”Unë atë ditë nuk kam lëvizur nga zyra. Ka prova, e po ashtu edhe zyra ime është qëlluar edhe me plumba. Se ku ka qëndruar Basha unë nuk e di. Ai është bërë skllav dhe peng Edi Ramës. Për 21 janarin kam thënë gjithçka di. Lexoi ç’i çoi Rama me Endri Fugën”.
Kurse dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami lëshoi një deklaratë BOMBË. “Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha”.