Basha e kërcënon me burg, Rama shpjegon si funksionon sistemi që i jep “imunitet” zyrtarëve të lartë

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha përsëriti më shumë se një herë që Edi Rama në cilësinë e kryeministrit do të shkojë për ndjekje penale sapo Opozita të vijë në pushtet nga zgjedhjet e 25 prillit.

Dhe arsyeja e dërgimit të Ramës prapa hekurave sipas Bashës, është keqmenaxhimi i Qeverisë i pandemisë së koronavirusit dhe abuzimeve korruptive në sistemin e shëndetësisë, që siç tha Basha, po çojnë në marrje të jetëve të njerëzve.

“Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar. Meqë më dëgjon për të kapur lapsuse tek unë, i bëj thirrje të zbatojë planin me 5 pika, ndryshe do të mbajë përgjegjësi penale për çdo jetë që humbim për shkak të braktisjes së kujdesit shëndetësor.”, paralajmëroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga një tjetër konferencë, ajo që u mbajt për korrupsionin, kryeministri Edi Rama shpjegoi dhe arsyen se pse zyrtarët e lartë nuk do shkojnë për ndjekje penale teksa foli për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, ndërsa shfajësoi politikanët dhe qeveritarët, që sipas Ramës janë “qelibarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë një konference të nivelit të lartë anti-korrupsion, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi hapur teksa tha se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.

“Askush mos të ketë asnjë iluzion, s’do të ketë goditje në nivelet e larta, nëse s’do të ketë goditje në nivelet e larta të drejtësisë. S’do të shkojnë pas hekurave, mos të kemi asnjë iluzion se do të ndodh me zyrtarë të lartë. ”, tha sot Rama, duke “e ftuar” kundërshtarin e tij politik, por dhe opinionin publik që të mos bëjnë iluzione me arrestimin e tijapo të zyrtarëve të tjerë të lartë pas largimit nga pushteti, pasi pandëshkueshmëria tashmë është shndërruar në një sistem. /H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?