Basha: Ëndrra që ngriti në këmbë studentët 32 vite më parë, ende një frymëzim për të rinjtë

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar 8 dhjetorin, ”Ditën e Rinisë”, ku përmes një postimi në facebook, shkruan se ëndrra europiane që ngriti në 1990 studentët në këmbë është ende frymëzim për të rinjtë e sotëm. ”Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa”.

Postimi i plotë

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?