Basha flet për takimet në PE: U diskutua për integrimin në BE dhe situatën në rajon
Lulzim Basha vijon takimet në Parlamentin Europian. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se u diskutua për integrimin në BE dhe Kosovën.
“Ditë intensive në Parlamentin Europian diskutime për situatën në Shqipëri dhe Rajon. Në biseda me eurodeputetë dhe drejtues të Parlamentit Europian diskutuam për domosdoshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të rajonit në BE. Një vend të veçantë në takime zuri Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.
Vlerësova përkushimin e PE dhe qasjen e tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve të fundit. Është shumë i rëndësishëm një hetim i shpejtë e i plotë i ngjarjeve në Bajnskë për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe urdhëruesit e sulmit ndaj policisë.
Sot është më e rëndësishme se asnjëherë, që vendet anëtare të BE dhe NATO, të cilat ende se kanë njohur Kosovën ta ndërmarrin një hap të tillë si interes për paqen dhe rajonin në Europë. Në diskutime dhe debate të veçanta në Parlamentin Europian u diskutua për sigurinë dhe të ardhmen e Rajonit dhe Europës përballë kërcënimeve të sigurië”, shkruan Basha.