Basha fshin kundërshtarët nga Këshilli Kombëtar, mes tyre Berisha dhe Topalli
Një mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar mund të shkarkojë Bashën si kryetar i PD-së. Vendimi i shkarkimit nga Kuvendi merret vetëm nëse më shumë sesa gjysma e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të partisë.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar kushtëzohet nga vullneti i Bashës ose i Kryesisë së PD-së. Statuti parashikon që Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet vetëm kur e thërret Basha, kryesia e PD-së ose nëse mbledhjen e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij.
Ndaj dhe Lulzim Basha ka fshirë emrat e disa prej kundërshtarëve nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, me sa duket për të siguruar sërish shumicën. Janë fshirë në heshtje nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Bujar Nishani në cilësinë e ish-presidentit dhe Jozefina Topalli në cilësinë e ish-kryetares së Kuvendit. Nuk figuron as emri i Sali Berishës pas përjashtimit të tij nga partia.
Edhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, apo dhe deputetët si: Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, dhe Albana Vokshi.
Emrat e hequr nga lista e Këshillit Kombëtar të PD-së
Bujar Nishani
Sali Berisha
Jozefina Topalli
Edi Paloka
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Luan Baçi
Oerd Bylykbashi
Belind Këllici
Agron Shehaj
Albana Vokshi
”Armiqtë” që figurojnë ende pjesë në Këshillin Kombëtar
Jamarbër Malltezi
Agron Kuliçaj
Fatbardh Kadilli
Luçiano Boçi
Sorina Koti
Bujar Leskaj
Isuf Çela
Bardh Spahia
Ardian Muka
Aleksandër Biberaj
Suzana Guxholli
Voltana Ademi
Arbjola Halimi
Albina Deda
Bledi Kasmi
Eduard Selami
Gazmend Oketa
Glauk Olldashi
Julian Deda
Laura Vorpsi