Basha fton demokratët të bashkohen: Ti japim fund çdo kakofonie

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Dibra ftoi demokratët të bashkohen në betejën kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Basha u shpreh i bindur se me vendimin e marrë më 9 shtator për Sali Berishën zgjodhi të ardhmen e PD-së krah SHBA-së.

”Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Përveç atyre që luftojnë për karriget e tyre dhe atyre që janë ende fatkeqësisht të verbuar nga emocionet dhe nuk arrijnë ende të vendosin interesin e përgjithshëm të demokratëve dhe të shqiptarëve, mbi interesat e një personi, të gjithë të tjetër po e kuptojnë, se fitorja që Partia Demokratike dhe Shqipëria meriton, është sot më pranë.

Se pengesat që kemi pasur janë më të kapërcyeshme dhe se aleancat tona janë më të forta dhe vizioni i ynë më i qartë për të larguar regjimin dhe për të sjell Partinë Demokratike në pushtet.

Detyra është të flakim tutje çdo thirrje për përçarje, çdo thirrje për ti hedhur demokratët përballë njëri tjetrit, detyra jonë e parë është të rikonfirmojmë para shqiptarëve se në jemi ata të cilët nisëm udhëtimin 31 vite më parë, njerëzit e vlerave, njerëzit që duan sundimin e ligjit, jo sundimin e njëshit, njerëzit që duan demokracinë e vërtetë dhe jo shitblerjen e votës, njerëzit që duan një Shqipëri ku pasuritë e panumërta të këtij vendi ti gëzojnë të gjithë shqiptarët dhe jo një grusht oligarkësh”.

SHKARKO APP