Basha i përgjigjet Ambasadave: Nuk kërkoj të jeni palë, por mbroni vlerat demokratike
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bashkë me aleatët e tij, ka folur për qëndrimin e ashpër të Ambasadës së SHBA-ve dhe asaj të BE në Tiranë, teksa ka thënë se nuk kërkon që ato të bëhën palë me një parti politike, por të mbrojnë vlerat demokratike.
Basha ka thënë se protesta e nesërme do të jetë historike dhe se ajo do të hapë derën e BE-së.
“Nuk komentoj deklaratat e amabsadave. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat demokratike. Të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme, të luftës, kundër korrupsionit, krimit të organizar dhe drogës. të jenë për mbrojtjen të shit-blerjes së votës. Probleme që i shprehu qartë raporti i DASH para disa ditës”, ka thënë Basha.
A do ketë dhunë?
Nuk komentoj deklaratat e amabsadave. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat demokratike. Të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme, të luftës, kundër korrupsionit, krimit të organizar dhe drogës. të jenë për mbrojtjen të shit-blerjes së votës. Probleme që i shprehu qartë raporti i DASH para disa ditës.
Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngirtur zërin. Shqiptarët e kanë kuptuar se që vetmja mënyrë për të garantuar ndaljen e të keqes është protesta.
Këtë do tregoji protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta studentëve dhe këtë do tregojë dhe protesta e të neserme dhe kam bindjen dhe kam informacion se do të hyjë në histori si një nga protestat më të madhë që do të ndal të keqend dhe do të hapë derën e mbyllur të europës.
KOHA JONË SONDAZH

