Basha i përgjigjet Mediut: PD s’ka interes pushtetin

Një ditë më parë, Fatmir Mediu deklaronte se Partia Demokratike prej dy vitesh flirton me LSI-­në, pasi e sheh si të vetmen mënyrë për të ardhur në pushtet. Edhe pse deklarata e Mediut është e shkruajtur e zeza në të bardhë, Lulzim Basha deklaroi sot se Mediun e kemi keqkuptuar neve mediat.

Ai thotë se PD nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me LSI-në. Kjo, pasi sipas Bashës, PD-ja ka zgjedhur të bëjë koalicion me qytetarët.

Sipas tij, PD-ja nuk ka interes të vijë në pushtet, por ka hallin e qytetarëve. “Ju do ta keni keqkuptuar. PD nuk bën zgjidhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe. PD dhe demokratët nuk kanë interes t’i hipin kalit të pushtetit, por ka interesin e qytetarëve. Aleanca jonë është vetëm me shqiptarët”, ka thënë Basha sot, pas takimit me Martin Schulz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?