Basha ironizon Berishën dhe Bardhin: Me zor mbushin rrugicat, jo më bulevardet

Sot pas seances parlamentare Flamur Noka e akuzoi Bashën si “tradhtar”. Ndërkohë Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin.

Kryetari i PD qe njihet nga Gjykata, Lulzim Basha tha se Berisha dhe Bardhi për interesa personale, po dëmtojnë opozitën.

Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesat e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjall zhgënjim. Në vend të mbushin bulevardet, me zor mbushin rrugicat. Ne nuk jemi pjesë e kësaj. Kemi hartuar një strategji dhe po bëjmë gjithçka sa na takon ne që PD mos të shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të ngrejë një të tillë”, tha Basha.

Beteja brenda kampit demokrat vazhdon më egër së kurrë. Përfituesi i gjithë këtij sherri është kryeministri Rama.

SHKARKO APP